Loading…
Juventusi rigjen Ajaxin, “hajmalia” e trofeut të fundit bardhezi në Champions! |PAMJE
  • 15/03/2019 | 13:44

Juventusi rigjen Ajaxin, “hajmalia” e trofeut të fundit bardhezi në Champions! |PAMJE

Ajax-Juventus, shtatë Champions/Kupa Kampionësh në fushë. Bardhezinjtë e Allegrit, që eliminuan Atletiko Madridin pas një ndeshje perfekte në Torino, peshkuan Ajaksin, që eliminoi me një super futboll kampionët e Europës në fuqi, Real Madridin. Djemtë e Ten Hanit fituan respektin e gjithë Europës me përballjen ndaj Realit në “Bernabeu”.


Shtatë herë radhazi kampionët e Italisë, do të luajnë sfidën e vajtjes në transfertë, në Amsterdam Arena, më datën 9 prill, ndërsa kthimin më 16 prill, në “Allianz Stadium”. Ajaksi dhe Juventusi janë përballur 12 herë mes tyre në Europë: bilanci është pozitiv për bardhezinjtë, me 6 fitore, 4 barazime dhe dy humbje.

Mes dy skuadrave, edhe një finale Champions në sezonin 1995-1996, ku “Zonja” triumfoi me penallti pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Ky është Champions i fundit i fituar nga Juventusi.

Cristiano Ronaldo gjen një ndër viktimat e preferuara, pasi i ka shënuar deri tani shtatë gola Ajaksit në Champions.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë