Loading…

Juventusi vazhdon rrugën drejt titullit, mposht Genoan

  • 30/06/2020 | 23:48

Juventusi vazhdon rrugën drejt titullit, mposht Genoan

Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, që nga rikthimi i kampionati italian pas pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin italian, ‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Genoa.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Stadio Luigi Ferraris’ ka përfunduar me rezultatin 1-3. Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa shënuan golat e fitores, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Andrea Pinamonti.

Juventusi tani ka 62 pikë dhe renditet në pozitën e parë me 4 pikë më shumë se Lazio që renditet në pozitën e dytë.

Kurse, Genoa mbetet me 26 pikë dhe renditet në pozitën e 17’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë