Loading…
Ka 3 tipe njerëzish që bëjnë ‘selfie’, zbuloni cilit i takoni ju
  • 20/01/2019 | 18:18

Ka 3 tipe njerëzish që bëjnë ‘selfie’, zbuloni cilit i takoni ju

Me zhvillimin e mediave sociale ditët e sotme, duket se çdo foto që shfaqet në profilin tuaj është pothuajse një “selfie”.


Vetë Kim Kardashian ka bërë një libër kushtuar kësaj lloji fotografie. Por ndërsa thuhet se realizimi i “selfie”-ve është një shenjë narcizmi, qëllimi i vërtetë që fshihet pas këtij fiksimi modern është shumë më kompleks.

Pas kërkimeve, Universiteti i Brigham Young publikoi një studim, se nga çfarë faktorësh nisen njerëzit për të bërë fotografi të vetes. Është një akt egoizmi? Një mënyrë për t’u lidhur? Apo diçka komplet tjetër? 46 pjesëmarrës u pyetën lidhur me faktin pse dikush duhet të bëjë “selfie”. Përgjigjet e tyre identifikuan tre motive prototipe të personave që publikojnë “selfie”: komunikuesit, autobiografikët dhe publicistët e vetes.

Komunikuesit

Ata publikojnë një “selfie” si një mënyrë për t’u lidhur dhe për të hapur një debat me ndjekësit. “Ka dy lloj komunikuesish”, thotë bashkautori Maureen Elinzano. Janë ata persona që i shtyjnë të tjerët që të bëjnë veprime të caktuara, si p.sh. të votojnë gjatë zgjedhjeve. Leonardo DiCaprio, “Instagram”-i i të cilit i është dedikuara çështjeve mjedisore, mund të konsiderohet një komunikues.

Autobiografikët

Këta persona e përdorin “selfie”-n si një mjet për të dokumentuar jetën e tyre, momentet dhe kujtimet e rëndësishme. Studimi i përshkroi si njerëz që duan të publikojnë fotot e tyre në publik, që të tjerët t’i shikojnë, por nuk kërkojnë “feedback”-un dhe angazhimin e komunikuesve. Astronauti i NASA-s, Scott Kelley, publikon disa “selfie” gjatë vitit të tij në hapësirë. Ose blogerja e modës, Chiara Ferragni, publikon “selfie” të aktivitetit të saj ditor, veshjeve, vakteve apo udhëtimeve.

Publicistët e vetes

Pavarësisht besimit se “selfie”-t janë simptoma të një egoje, publicistët e vetes janë më të paktët nga të treja grupet. “Ata janë njerëz që duan të dokumentojnë të gjithë jetën e tyre. Ata shpresojnë në këtë mënyrë që të prezantojnë veten dhe historitë e tyre nga ana pozitive”, thotë bashkautori Harper Anderson. Mendoni yjet e mediave sociale si, Taylor Swift, modelet si Gigi dhe Bella Hadid dhe sigurisht familjen Kardashian.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë