Loading…

Ka 8 vjet që lufton për “të dëshmuar” se është gjallë

  • 23/03/2017 | 19:55

Ka 8 vjet që lufton për “të dëshmuar” se është gjallë

Më 24 mars bëhen 8 vjet qëkur Rrahim Bajrami u shpall i vdekur. Por “vrasësit e tij” asnjëherë nuk u gjykuan.

Gjyqtari Sami Gërdovci dhe avokati Meriman Vehapi vendosën nënshkrimet e tyre mbi dokumentet, sipas të cilave, Rrahim Bajrami nuk jeton më.

Por ai po vazhdon të kërkojë drejtësi për të ndjekur ata që këtë e bënë me një qëllim, që të përfitojnë nga toka e tij.

Mbi 10 kilogramë dokumente e 100 seanca gjyqësore ka mbajtur në këto 8 vjetët e fundit.

Kohavisioni ka kontaktuar Odën e Avokatëve të Kosovës, por pavarësisht që kanë premtuar përgjigje, zyrtarët e saj nuk e kanë kthyer atë. Në aktin juridik, me të cilin Bajrami ishte shpallur i vdekur, figuron edhe emri i Ibrahim Shalës si avokat, por në dokumentet e lëshuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës thuhet se në këtë institucion asnjëherë nuk ishte regjistruar ndonjë avokat me emër të tillë.

E gjithë historia nisi nga këto 57 ari tokë, të cilën Rrahim Bajrami thotë se e ka blerë në vitin 1970 nga Urosh Steviq, por që asnjëherë nuk kishte arritur ta përkthente në emrin e tij, pavarësisht se atë e kishte shfrytëzuar deri në fund të luftës. Por, pas luftës, toka u rishit nga i biri i Urosh Steviqit.

Sidoqoftë, Bajrami kishte arritur të merrte pronësinë e tokës në 2010, por pas ankesës, apeli e kishte kthyer lëndën e tij në rigjykim, e që nuk u mbajt kurrë.

I lodhur nga neglizhenca e sistemit të drejtësisë, ai ka qarë hallin e tij në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë