Loading…

Ka ardhur koha për ata që shkaktuan gjenocidin në Kosovë

  • 16/02/2017 | 17:02

Ka ardhur koha për ata që shkaktuan gjenocidin në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të qëndrojë në Francë, për shkak të ndalimit që i ka bërë ky shtet, ka komentuar sot një deklaratë të Zoran Stankoviq.


 

Ky i fundit ka akuzuar Ramusha Haradinajn, por që një akuzë e tillë për Haradinajn është e kotë. Stankovic por edhe të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër Haradinajt, pa përjashtim, Haradinaj thotë se janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e quan Stankovicin patolog dhe thotë se ai po bënë falsifikime për të.

“Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falsifikojë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falsifikime të reja për mua!. Logjika “tu them sa nuk më kanë thëne”, nuk funksionin më dhe tani radhën për tu përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Por “e vërteta nuk fshihet’ thotë Haradinaj, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmen, Haradinaj shkruan se sot janë maskuar me petk të ri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë