Loading…

‘Ka Asociacion’, Thaçi: Prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin

  • 22/03/2023 | 23:19

‘Ka Asociacion’, Thaçi: Prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin

Pas deklaratës së kryeministrit se ka Asociacion në marrëveshje, ka reaguar edhe analisti Jusuf Thaçi, i cili ka thënë se qeveria nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi tha, se duke u bazuar në atë se çfarë tha kryeministri në RTK, nga kjo ditë qeveria më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin

Ai tutje tha se “Zajednica” nuk mund të bëhet kurrë e pranueshme dhe se shpresat për “të bërë eskivazha” gjatë zbatimit të saj janë të kota.

Postimi i plotë:

Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.
Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.
Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë