Kompania ruse e prodhimit të veturave luksoze “Aurus”, e para e tillë që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, e hapi sallonin e parë në Moskë, kjo kompani synon tregun afrikan dhe arab, shkruan Gazeta Metro.
Çmimi i modelit të cilin e zgjodhi Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin është 274 mijë dollarë.
Shteti rus ka investuar mbi 189 milion dollarë në kompaninë Aurus që nga 2013. Veturën e dizajnoi Instituti Kërkimor Rus, i njohur me shkurtesën NAMI.
Në ceremoninë e atëherëshme u prezantua modeli i Senat i kompanisë Aurus./gazetmatero.net