Loading…

Ka filluar Festivali i Filmit ‘Film Flaka’ në Gjilan

  • 15/01/2017 | 16:38

Ka filluar Festivali i Filmit ‘Film Flaka’ në Gjilan

Festivali i filmit të shkurtër “Film Flaka” ka hapur dyert mbrëmë në qytetin e Gjilanit, për adhuruesit e këtyre filmave.


Ky festival do të mbahet për dy ditë rradhazi në Gjilan dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Lufti Haziri, dhe ka për qëllim mbledhjen e aktorëve nga të gjitha trevat shqiptare. “Film Flaka” vjen në kuadër të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit”.

Në natën e parë u shfaqen këta filma  “Toka” me regji nga Ibrahim Dearit, “Biseda” me regjisor Gledis Bica,, “Lost in hope “ i regjisores Jehona Berisha, “Sekretet”nga regjisori Esat Fejza, “Besa e Konstandinit” i Bashkim Myftarit, dhe “The Eaters” i regjisorit Besim Ugzmaili.

Oraganizatoti i këtij festivali  Burim Baftiu, ka thënë se ishte kryetari Lutfi Haziri ai që i dha mbështetje  festivalit, i cili sivjet ka edicionin e dytë. Në hapjen e tij patë mysafirë nga të gjitha qytetet tona si edhe nga Kumanova, dhe Tetova.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë