Loading…

Ka filluar samiti i Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

  • 16/03/2017 | 13:20

Ka filluar samiti i Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

Në Sarajevë ka filluar samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në të po marrin pjesë kryeministrat, përveç të mikpritësit – Bosnjë e Hercegovinës, e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi.


Sipas paralajmërimit të këtij samiti, që konsiderohet si përgatitor për samitin e katërt të këtij rajoni, që do të mbahet në Trieste në muajin korrik, kryeministrat do të bisedojnë për mbledhjen e tretë koordinuese të donatorëve mbi nevojat dhe prioritetet e rajonit me vështrim të trendeve dhe të arritjeve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, reformat e sundimit publik të të drejtës, lirinë e shprehjes dhe sfidat e sigurisë, transmeton Koha.net.

Samiti po mbahet në ambientet e institucioneve të BeH, ndërsa pjesëmarrësit i priti mikpritësi i tyre, kryesuesi i Këshuillit të Ministrave të BeH Denis Zvizdiq. I pari që arriti ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të pranishëm janë edhe komisionari për Zgjerim, Johanes Hahnn, si dhe përfaqësuesi i Qeverisë italiane, që organizon samitin e ardhshëm të këtyre vendeve, ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano

Tema kryesore do të jenë projektet rajonale dhe të ndërlidhjes, ndërsa do të bisedohet edhe për infrastrukturën transportuese dhe atë energjetike.

Bëhet e ditur se një nga temat kryesore do të jetë autostrada Nish-Prishtinë-Durrës , për të cilën ka shfaqur uinteresim të madh vetë kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë