Loading…
Ka fjetur në aeroplan: E kanë lënë vetëm, në terr, në lartësi 15 metra
  • 24/06/2019 | 15:12

Ka fjetur në aeroplan: E kanë lënë vetëm, në terr, në lartësi 15 metra

Kanadezja Tiffany Adams thotë se është lënë vetëm në aeroplanin e fikur dhe të mbyllur të “Air Canada”-s, pasi që ka fjetur gjatë fluturimit në relacionin Kuebek – Toronto, më 9 qershor.


Siç shkruan “Independent”, Adams ka fjetur gjatë fluturimit. Kur është zgjuar, ka vërejtur se aeroplani është i parkuar në pistë, në Toronto.

“Kam fjetur sigurisht në gjysmë të udhëtimit. Jam zgjuar rreth mesnate, e mërdhirë në terr, vuaj nga ankthi dhe kjo ishte e tmerrshme për mua”, i ka shkruar ajo kompanisë.

E ka thirrur një mik, por telefoni i është fikur në minutë sepse bateria ishte e zbrazët. Ka gjetur një pishtar në kokpit dhe rrugën deri te dera kryesore, por kur e ka hapur e ka kuptuar se ndodhet në lartësi 15 metra nga toka. Është ulur buzë derës, e ka ndezur pishtarin dhe ka thirrur në ndihmë, deri sa më në fund e ka parë një punëtor me karro, i cili, i habitur e i frikësuar, i ka ndihmuar të zbresë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë