Loading…

‘Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë sulmohen’: Sveçla ‘harroi’ se si dikur gjuante me gur policët

  • 06/06/2021 | 18:53

‘Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë sulmohen’: Sveçla ‘harroi’ se si dikur gjuante me gur policët

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmë  në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor. Ndërsa pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen, shkruan Gazeta Metro.


E si duket Sveçla ka harruar se sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, në protestat që ata bënin, ai sulmonte policinë fizikisht e përballej me ta pothuajse çdoherë.

Në disa pamje të cilat janë nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kurseheshin as policët. Ata sulmoheshin me gjësende, me gurë, e shpeshherë ndodhte të përfundonin të gjakosur.

I njëjti rast ishte edhe me ministrin e Punëve të Brendshme tanimë, Xhelal Sveçla.

Ai shihet në video ku po gjuante me një gur policinë, derisa njëri nga ta tentoj ta kapë atë.

Por sot Sveçla tha se kjo kohë ‘ka mbaruar’. Ai përmes një reagimi në Facebook tha se policia do u jap përgjigje të shpejtë dhe konform ligjit ata që ‘tentojnë t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë’.

Më poshtë videoja ku Sveçla shihet duke sulmuar policët./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë