Loading…

‘Ka me ta këput kryet thikë’: Arrestohet një person pasi kërcënoi me jetë deputetin për Albin Kurtin

  • 25/03/2020 | 16:31

‘Ka me ta këput kryet thikë’: Arrestohet një person pasi kërcënoi me jetë deputetin për Albin Kurtin

Shemsi Jonuzi është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka kërcënuar me vdekje deputetin Haxhi Shala të Nismës, shkruan Gazeta Metro.


Jonuzi e ka kërcënuar se do t’ia këput me thikë kokën Haxhi Shalës së Nismës nëse sot voton pro votimit të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ai këtë kërcënim e ka bërë përmes rrjetit social duke i dërguar mesazh privat në Facebook.

Mësohet se Jonuzi i cili është arrestua nga Policia është përkrahës i Vetëvendosjes.

“Nesër në ora 10:00 mke të qeveria. Hajde rrezoe… kam më ta kput kryt thik se plumb nuk harrgjoj në ty”, ka shkruar në një koment Shemsi Jonzi në postimin që Shala ka bërë me dije për seancën e nesërme.

Komunikata nga Policia e Kosovës:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë