Loading…
Ka ndodhur para 13 mijë vitesh: Ja çfarë e përcaktoi fatin e Tokës e të njerëzimit
  • 11/04/2019 | 11:35

Ka ndodhur para 13 mijë vitesh: Ja çfarë e përcaktoi fatin e Tokës e të njerëzimit

Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur mes relefëve të lashtë të gurtë vërtetimin e teorisë mbi rënien e një komete në Tokë para 13 mijë vitesh, transmeton Gazeta Metro.

Hulumtuesit kanë analizuar simbolet në shtyllat e faltores së lashtë Gobekli Tepe në jug të Turqisë, për të cilën thuhet se është ndërtuar më së hershmi në mileniumin e 9-të para epokës sonë.

Duke supozuar se vizatimi paraqet pozitën e trupave qiellorë, shkencëtarët i kanë krahasuar me hartën e yjeve nga ajo kohë dhe kanë ardhur në përfundim se rreth vitit 10.950 para epokës sonë në Tokë ka mundur të ketë rënë një kometë, Për numrin e madh të viktimave të kësaj katastrofe, sipas mendimit të tyre, tregon figura e një njeriu pa kokë.

“Gobekli Tepe ka qenë, siç supozohet, mes tjerash, observatorium për përcjelljen e qiellit të natës. Njëra prej shtyllave sigurisht ka shpërbyer si përmendore për këtë ngjarje shkatrrimtare”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit Martin Sweatman.

Periudha e cila ka pasuar pas kësaj, nga fundi i mileniumit të 11-të e deri në fund të mileniumit të 10-të para epokës sonë, e ashtuquajtura driasi i ri, është shënuar më ftohje të ashpër. Besohet se kjo epokë ka luajtur rol roli kyç në zhvillimin e njerëzimit kur është shfaqur bujqësia dhe formimi i civilizimeve të para./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë