Loading…

Ka një arsye pse nuk duhet të shkoni kurrë në shtrat pa një limon

  • 03/10/2022 | 16:08

Ka një arsye pse nuk duhet të shkoni kurrë në shtrat pa një limon

Domethënë, përveç vitaminave të bollshme dhe shijes freskuese, limoni ka edhe një efekt qetësues, i cili mund të jetë aleati ynë i shkëlqyer në luftën kundër pagjumësisë.


Siç e dimë, livanda njihet për efektin e saj qetësues. Edhe Paracelsus, mjeku dhe shkencëtari i madh mesjetar, e përshkroi livandën si një balsam mendor dhe e përdori atë si një ilaç universal për rraskapitjen mendore dhe dobësimin e forcës jetësore. Prandaj, nuk është për t’u habitur që vaji esencial i livandës rekomandohet për gjumë më të mirë, thjesht hidhni disa pika në këllëfin e jastëkëve ose vendosni një qese me livando të tharë nën jastëk.

Megjithatë, aroma e livandës nuk është për të gjithë dhe nëse i përkisni këtij grupi, limoni mund të ndihmojë. Gjegjësisht, është vërtetuar se aroma e limonit është qetësuese, dhe si e tillë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të flini më mirë.

Sipas ekspertëve, vaji esencial i limonit është përdorur prej shekujsh dhe vlerësohet me përfitime të tilla si rritja e përqendrimit, ulja e niveleve të stresit dhe një efekt qetësues në sistemin e frymëmarrjes.

Prandaj, nëse keni probleme për të fjetur, gjithçka që duhet të bëni është të prisni një limon dhe ta vendosni në komodinën tuaj. Aroma e saj e butë do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të bini në gjumë. Provojeni dhe shikoni vetë efektin e këtij truku./abcnews.al

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë