Loading…
Ka përfunduar me sukses tri fakultete por punon si ngjyrosëse atuomjetesh
  • 16/03/2019 | 08:31

Ka përfunduar me sukses tri fakultete por punon si ngjyrosëse atuomjetesh

Gozde Ayter nga Turqia ka përfunduar me sukses 3 drejtime në Universitetin Bilkent të Ankarasë, por tani punon si ngjyrosëse atuomjetesh, trasnmeton Gazeta Metro.


Ajo në vitin 2003 u diplomua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bilkent, ndërsa më pas në të njëjtin universitet vazhdoi studimet në drejtimin e menaxhmentit dhe bankave dhe financave.

Në vend të punës në drejtimet për të cilat është diplomuar, ajo ka zgjedhur të ndjekë ëndrrat e saj. Ayter ka vendosur që të punojë në sektorin e automjeteve, për të cilin ka shprehur dashuri. Së bashku me bashkëshortin e saj ka filluar të operojë në sektorin “airbrush” për ngjyrosjen e automjeteve, që është shumë i njohur në SHBA dhe shtetet evropiane.

Ayter tërheq vëmendjen e të gjithëve me flokët ngjyrë vjollce dhe thonjtë e ngjyrosur, ndërsa tanimë gjashtë vjet ngjyros automjetet e klientëve të saj me teknikën “airbrush”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë