Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Spanjën me ndërprerje të plotë të marrëdhënieve tregtare, pasi shteti evropian refuzoi që t’i jepte Uashingtonit leje për përdorimin e dy bazave që operohen në mënyrë të përbashkët në jug të Spanjës për sulmet amerikane ndaj Iranit, transmeton Gazeta Metro.
Ai tha se do ta ndërpresim tërë tregtinë me Spanjën.
“Spanja ka qenë e tmerrshme” – tha Trumpi para gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, duke shtuar se i ka thënë sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që “t’i ndërpresë të gjitha lidhjet tregtare” me Spanjën, shkruan gazeta “The Guardian”.
Kërcënimi i presidentit amerikan erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm i Spanjës i kishte minimizuar gjasat për ndonjë masë hakmarrëse nga Uashingtoni.