Loading…

Ka qenë klinikisht e vdekur për 27 minuta, ja çfarë ka shkruar sapo është rikthyer |FOTO

  • 27/06/2019 | 10:12

Ka qenë klinikisht e vdekur për 27 minuta, ja çfarë ka shkruar sapo është rikthyer |FOTO

Nëna e katër fëmijëve, e cila ka qenë klinikisht e vdekur plot 27 minuta, thotë se “parajsa është e vërtetë” dhe sapo është kthyer në jetë, së pari ka kërkuar letër e lapës dhe ka shkruar “T’s real” (Është e vërtetë), transmeton Gazeta Metro.

Tina Hines në shkurt të vitit të kaluar ishte bërë gati që me bashkëshortin e saj Bian të niset në ecje në malet në afërsi të Feniksit në Arizona, kur përjeton ndalim zemre.

Rrëzohet në dysheme, por se shpëjti i kthehet vetëdija, për t’i rënë përsëri të fuket para se të arrinte ambulanca. Deri në spital e kanë animuar madje shtatë herë, ndërsa plot 27 minuta ka qenë klinikisht e vdekur, ka thënë familja e saj.


E vendosur të përshkruajë se çfarë ka parë atëherë, Tina ka shpjeguar se ka qenë ‘tepër e vërtetë, ngjyrat ishin aq të gjallë’. Ajo ka thënë edhe se e ka parë figurën e Jezuit, i cili po qëndronte para një dere të zezë me një dritë të verdhë mbi kokë.

Mbesën e saj, Mady Johnson tregimi aq e ka prekur, sa në dorën e saj ka tetovuar atë që Tina ka shkruar kur është kthyer në jetë.

“Tregimi i saj është aq real, sa do të ishte dëm të mos e ndajmë me botën. Mua më ka dhënë besim shumë më të madh, i cili shpesh kalon i pavërejtur”, ka publikuar Mady në Instagram./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë