Loading…
Ka qindra miliona, fëmijëve nuk do t’ua lërë asnjë cent
  • 26/04/2019 | 11:51

Ka qindra miliona, fëmijëve nuk do t’ua lërë asnjë cent

Miqtë e mi fitojnë më shumë se unë, thotë Alex. Djali më i ri i Wingut, përkundër pasurisë së babait, ka probleme si shumica e të rinjve, kursen për banesë në mënyrë që të mund të largohet nga prindërit, transmeton Gazeta Metro

Biznesmeni kinez Wing-Ching Shih (70) ka vendosur që pasurinë e tij prej mbi 330 milionë eurosh ta jep për qëllime humanitare. Shih ka tre fëmijë të rritur, por atyre s’do t’u lërë asgjë, shkruan Straits Times.

“Na e ka thënë këtë vendim deri sa kemi qenë shumë të vegjël. Nuk kishim zgjidhje pos të dëgjojmë dëshirat e tij. Na e shpjegoi se nuk është mirë të bëhet jetë shumë e shlirshme dhe se do ta çmojmë më shumë paranë e fituar vetë”, ka thënë djali i Wingut, Alex (30).

Ky biznesmen është pasuruar në vitin 1978, kur e ka themeluar agjencinë për patundshmëri Centaline. Qysh para dhjetë vitesh i ka hyrë punës me shoqata humaniytare, të cilave ua jep shumicën e parave të tij. Familja e tij jetojnë me modesti dhe plotësisht e mbështesin vendimin e Wingut.

Alexi punon te babai dhe pasi që Wingu të tërhiqet nga vendi i drejtorit në Centalinen, djali do ta trashëgojë vendin e tij.

“Miqtë e mi fitojnë më shumë se unë”, ka thënë Alex. Djali më i ri i Wingut, përkundër pasurisë së babait, ka probleme si shumica e të rinjve, kursen për banesë në mënyrë që të mund të largohet nga prindërit.

“Jeta jonë ka qenë gjithmonë modeste. E di se fëmijët shumë të pasur nga New Yorku e Londra nuk mund ta kuptojnë këtë”, thotë Alex./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë