Loading…
Ka refuzuar Lojërat Olimpike ‘Barcelona 1992’: Lexoni 5 fakte të rralla për Driton Kukën
  • 15/05/2019 | 18:59

Ka refuzuar Lojërat Olimpike ‘Barcelona 1992’: Lexoni 5 fakte të rralla për Driton Kukën

Driton Kuka, trajneri më i sukseshëm kosovar, ka lindur në Pejë, dhe është meritori më i madh për suksesin e jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit e xhudistëve tjerë kosovarë, që tashmë i njeh e gjithë bota, shkruan Gazeta Metro.


Selektor i reprezentacionit te xhudos së Republikës së Kosovës, ka qenë edhe vetë xhudist dhe mjaft i suksesdhëm madje. Për t’ju njohur më mirë jetën e Kukës, Gazeta Metro në bashkëpunim me vetë trajnerin , ju sjellë 5 fakte që s’i keni ditur:

1. Driton Kuka ka qenë kampion i 8 fishtë në të gjitha Grupmoshat i ish -Jugosllavisë.

Ka qenë Kampion Ballkanik, medalje e bronztë për të rinj në Evropë dhe medalje e bronztë në Kupën Botërore për të rritur në Hungari më 1991.

2. Ka siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike që do të organizoheshin në vitin 1992, por ka hequr dorë nga to, për një arsye.

“Në Lojëra Olimpike s’kam shkuar për shkak të daljes së shqiptarëve nga ekipet e Ish-Jugosllavisë”, ka thënë Kuka për Gazetën Metro.

3. Familja e Driton Kukës, e finacon më shumë vetë klubin “Ippon” sesa nga ndonjë donator.

4. Driton Kuka tashmë i takon elitës botërore të xhudos. Ai e ka shndërruar Kosovën në forcë botërore të xhudos. Nxënësit e Kukës kanë tituj botërorë e evropianë.

Ndër xhudistët më të mira të karierës së tij janë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi Akil Gjakova.

5. Dritoni dhe Majlinda kanë lidhje familjare. Gruaja e trajnerit është motra e kampionës botërore Majlinda Kelmdendit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë