Loading…

Ka rrugë në Prishtinë me emrin e saj, por a e dini kush është Hyrie Hana

  • 04/05/2018 | 19:00

Ka rrugë në Prishtinë me emrin e saj, por a e dini kush është Hyrie Hana

Hyrie Hana njihet si grua që hoqi shumë nga UDB-ja serbe.

Një prej aktoreve të para të Teatrit Krahinor të Prishtinës, ajo kujton se rolet e saj ishin të mira por gjithçka binte nën hijen e regjimit asokohe, i cili edhe e dënoi dhe e burgosi. Ajo ishte edhe spikerja e parë e Radios së posapahur në Prizren, në vitin 1945 dhe më pas edhe në Radio Prishtinë, në vitin 1946.

Këtu, ajo kujton se si përfundoi në burg.

Nga Kujtimet: “Gjykimi im ishte caktuar për 12 tetor 1961, në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Një ditë para se të mbahej seanca, më sollën në burgun e Prishtinës. Po atë mbrëmje gardiani më zbriti në një dhomë gjysmë të errët ku ndodheshin hetuesit dhe im shoq, Aliu. Në prani të organeve të burgut, Aliu ma zgjati dorën, ndërsa unë e përqafova.

Kisha rënë shumë nga shëndeti, prandaj edhe i thashë: Aq e dobët dukem, saqë nuk po më afrohesh? – Asnjëherë nuk je dukur më bukur se sonte! – ma ktheu Aliu. Nesër e ke gjykimin, më tha. – E di – ia ktheva. Nesër është dita e dasmës sime, prandaj, të lutem, ma sjell fustanin e kuq kadife dhe kostumin e zi – e porosita.

Në atë gjykim Hyria kishte rastin që publikisht ta akuzonte pushtetin aktual për të gjitha që kishte përjetuar dhe kishte parë për krimet e kryera nga serbo-malazezët menjëherë pas luftë, për vrasjen e të vëllait – Xheladinit, për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në Turqi dhe shumë të zeza tjera…

Në sallën e Gjykimit ndodheshin e ëma, Gjija, i shoqi Aliu dhe motra, Sanija. Hyries, e cila nuk pranon asgjë, “në emër të popullit” i shqiptohet dënimi me pesë vjet burgim të rëndë. E ëma mbahet mirë, ndërsa së motrës i rrjedhin lotët. E kthejnë në burgun e Prishtinës, e cila tregon: “Posa hyra në korridorin e burgut, ia krisa këngës!”.

Burimi: Sanije Gashi – Ecje nëpër kujtesë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë