Loading…

‘Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese’

  • 28/03/2023 | 23:34

‘Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese’

Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.


Fetahu tani thotë se në rast që presidentja nuk dekreton Blerim Isufajn si kryeprokuror, atëherë mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai në T7.

“Presidentja tanimë i ka dy rrugë. Deri tash nuk kishte fakte për dekretimin e Blerim Isufaj. Por thjesht u përpoq të arsyetonte se ne po sigurohemi nëse kandidatët ankues kanë shteruar mjetet. Por kjo nuk është kush. Nuk shkruan askund, pasi nuk mund të presësh 5 vjet për të kryer gjykatën Kushtetuese.

Sot i ka dy zgjidhje. Ose ta dekretojë atë, pse mosdekretimin e tij, që gjithsesi është shkelje kushtetuese. Është shkelje serioze kushtetuese me të cilën presidentja shkon në shtëpi”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë