Loading…
Ka studiuar në Harvard, dhe ka qenë mësues në Egjipt: Fan Noli, kjo figurë e madhe shqiptare
  • 13/03/2019 | 16:27

Ka studiuar në Harvard, dhe ka qenë mësues në Egjipt: Fan Noli, kjo figurë e madhe shqiptare

Fan Stilian Noli ka qenë poet, përkthyes, prift, politikan, historian, dhe ish kryeministër i Shqipërisë.  Noli ka studiuar në Harvard, për arte, ndërsa ka qenë edhe mësues në Egjipt dhe ka përkthyer në greqisht veprën e Sami Frashërit  “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, trasnmeton Gazeta Metro.


Është i njohur me kryeveprat e tij “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, e shumë të tjera. Fan Noli ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1913, dhe ka qenë përkrahës i madh i Ismajl Qemajlit, dhe qeverisë së tij.

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër.

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë.  Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.

Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit. Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Fan Noli ka qenë deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923), si dhe kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut ishte Fan Noli. Ky i fundit mbretin e quante “shakaxhi të përparimit” Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965./gazetametro.net

 

 

 

 

 

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë