Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi ka thënë se vendimi i KQZ’së që numrat e partive politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë, ua humb mundësinë deputetëve që ‘ua don loton’, derisa ka cekur edhe disa emra që fituan në bazë të kësaj, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një statusi në Facebook, Kabashi ka përmendur, Driton Selmanaj, Ali Lajcin, e Teutra Haxhiut, të cilët në zgjedhjet e 2017’tës, e fituan postin në këtë mënyrë.
“Vendimi i KQZ’se qe numrat e partive me fillu nga 111, ua paska hup mundesine atyre qe ua don ‘loton’. Ne keto zgjedhje s’do t’kemi deputete qe kete post e fitojne si loje fati ne diten kur KQZ terheq numrat e partive me te cilet perfaqesohen ne zgjedhje.
Ne 2017 po me kujtohen tre emra qe e paten fitu postin e deputetit ne kete forme: Driton Selmanaj qe kishte marr 35 mije vota, Ali Lajci 10 mije vota, dhe Teuta Haxhiu ishte bere femra me e votuar e PAN’it me mbi 15 mije vota”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim që numrat e partive politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara./gazetametro.net