Bekim Kabashi nga i ka vlerësuar se ka moskoordinim mes SHBA-ve dhe BE-së, në raport me çështjen e Kosovës, sa i përket taksës 100% ndaj mallrave serbe.
Kjo sipas tij po shihet edhe në bazë të kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti në vendimin për heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.
”Nëse taksa po hiqet pas një rezistence shumë të madhe kur Kosova ka pësuar pasoja sa ka qenë e vendosur taksa, ajo do duhej të hiqej në një kohë kur Qeveria e Kosovës atë do ta bënte në koordinim të plotë me partnerët e saj ndërkombëtar”.
”Kur të negociohej me këta partnerë për formën si do të hiqej taksa Kososva do të fitonte në atë rast”.
”E dëgjova Albin Kurtin kur kërkoi për liberalizim të vizave si lloj shpërblimi nga BE në raport me heqjen e taksës”.
”Siç e shohim nuk ka një koordinim tamam mes SHBA-ve dhe BE—së”.
”Meqë nuk ekziston ky koordinim, SHBA që në këtë fazë janë duke e shty procesin si për tërheqje të taksës ashtu edhe për përgatitje të dialogut, i bije që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të marrë diçka nga ky premtim për heqje të taksës”.
Kabashi në Zonën e Debatit shtoi se ky mosdakordim vërehet edhe në Qeveri, e këtë më së miri e vuri në pah Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, njofton Klan Kosova.
”Kjo shihet edhe më mirë nga deklaratat e Zëvendëskryeminsitrit Avdullah Hoti, i cili po shprehet skeptik lidhur me veprimet e shefit të tij Albin Kurtit, që ka bërë sot për taksën”.
Më tej Kabashi theksoi që Kurti vet ka krijuar mosbesimin nga SHBA-të, ndaj dhe aktualisht po bashkëpunojnë me partnerin e VV-së, LDK-në.
”SHBA kanë kërkuar vazhdimisht me shpejtësi të veprohet për formimin e institucioneve fillimisht, pastaj edhe heqjen e taksës”.
”Kurti që ka pasur të drejtën për t’i formuar institucionet dhe për ta çuar procesin tutje, ka treguar shenja që është më shumë i interesuar që ta zhagit procesin se sa ta çojë me shpejtësi përpara”.
”Kjo ka bërë që SHBA të mos kenë besim tek Albin Kurti. SHBA është aktualisht duke bashkëpunuar me partnerin e tyre që e ka krijuar atë relacionin e tyre të besimit, Lidhja Demokratike të Kosovës”.