Loading…

Kaçaniku pa teatër edhe sivjet

  • 07/02/2019 | 13:40

Kaçaniku pa teatër edhe sivjet

Tashmë është bërë një vit prejse është bërë kërkesa që qyteti i Kaçanikut të ketë teatër. E në fund të marsit Komuna kishte iniciuar procedurat për themelimin e këtij institucioni. Por pavarësisht kësaj, ende nuk është bërë asnjë hap konkret për themelimin e funksionalizimin e teatrit të qytetit.


Madje edhe nëse të gjitha procedurat ligjore përfundojnë shumë shpejt, Komuna sivjet nuk ka buxhet për funksionalizmin e teatrit.

Aktualisht Ministria e Kulturës dhe Komuna e Kaçanikut akuzojnë njëra-tjetrën për mosbashkëpunim. E iniciuesit e themelimit të teatrit krejt këtë e shohin si mospunë e pavullnet për ta konkretizuar nismën, trasnmeton kd.

Në mars të vitit të kaluar asamblistët e Kuvendit Komunal të Kaçanikut njëzëri kishin votuar vendimin për inicimin e procedurave për themelimin e teatrit të Kaçanikut. E paraprakisht në shkurt një grup i përbërë nga disa artistë e studentë të artit dramatik nga Kaçaniku dhe rrethina u kishte kërkuar autoriteteve komunale themelimin e teatrit të qytetit.

Autoritetet i janë përgjigjur kërkesës duke ua dhënë dritën e gjelbër procedurave, por jo edhe me mbështetje financiare. Qyteti në juglindje të vendit, që numëron mbi 30 mijë banorë me gjithë rrethinë, nuk ka pasur kurrë teatër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë