Loading…

Kadaj-Bujupi befasohet nga Konjufca: S’e njoh Glaukun kështu, fushatat e nxjerrin anën e keqe të njerëzve

  • 17/11/2021 | 21:13

Kadaj-Bujupi befasohet nga Konjufca: S’e njoh Glaukun kështu, fushatat e nxjerrin anën e keqe të njerëzve

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi thotë se është befasuar nga diskursi i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Konjufca gjatë fushatës zgjedhore e akuzoi Qëndron Kastratin për mbyllje të shkollave.


“Qëndroni ka paguar një kosto për vendimet jopopuliste por që kjo në sytë e të gjithë atyre që ja duan në të mirën, jo veç Kamenicës, por edhe Kosovës, e ngrit, pavarësisht që e ka humb ndoshta një betejë. Mendoj se me vullnetin dhe guximin që e ka treguar ka me fituar në të ardhmen një luftë më të madhe. Ka qenë një rast kur kanë qenë të gjithë kundër tij”, tha Kadaj-Bujupi në emisionin Pressing në T7.

“Glauku po më befason me diskurisin se s’e njoh Glaukun kështu por nganjëherë fushatat e nxjerrin anën më të keqe të njerëzve sepse ne jemi të gjithë politikanë dhe e dijmë që na ndodh nganjëherë”, tha ajo.

“Ka qenë e çuditshme me fitu pasi ka qenë një makineri kundër tij. Mendoj se më së shumti ka humbur Kamenica në rend të parë. Mirë që zgjedhjet janë cikël dhe do të ketë raste të tjera dhe bëhet krahasimi ndërmjet qeverisjes reformatore i cili Kamenicën e ka sjell në hartë për shkak të punëve të tij të mira”, theksoi Kadaj-Bujupi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë