Loading…

Kadaj -Bujupi kërkon ndëprerjen e dialogut pas sulmit ndaj autobusëve me kosovarë në Serbi

  • 20/03/2017 | 11:06

Kadaj -Bujupi kërkon ndëprerjen e dialogut pas sulmit ndaj autobusëve me kosovarë në Serbi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka theksuar se fryma antishqiptare në Serbi nuk është risi, por vazhdimësi dhe sipas saj provokimet e fundit nga Serbia me sulmin e bërë në drejtim të autobusëve janë tregues se dialogu nuk i ka normalizuar marrëdhëniet Serbi-Kosovë.


“Ajo është produkt i politikave shoveniste qeveritare dhe elitare në Serbi, të cilat vazhdojnë të frymëzohen nga krerët Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq, partnerët dialogues të Thaçit, Mustafës dhe Veselit. Kjo është edhe një tregues tjetër se dialogu i Brukselit nuk i ka normalizuar marrëdhëniet Serbi-Kosovë, por po i normalizon në sytë e qeveritarëve të Kosovës, sulmet dhe frymën shoveniste serbe, që mbetet dominuese në Serbinë e sotme”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Indeksonline.

Sipas saj reagimi që duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës është të mos e rifillojë dialogun me Beogradin, që përpos sulmeve të vazhdueshme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe sabotimeve të vazhdueshme ndaj çdo atributit shtetëror dhe sovranizues të Kosovës, po i intensifikon tani edhe sulmet ndaj shtetasve shqiptarë të Kosovës edhe brenda Serbisë.

“Më shumë se provokime, këto janë politika strategjike të qeverisë së Serbisë. Beogradi zyrtar e orkestron sistematikisht – sidomos me mediat e saj bulevardeske – shqiptarofobinë e brendshme. Pra, nuk është rastësi që këto sulme paraqiten në sinkronizim me nevojat e politikave qeveritare serbe”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sipas deputetes, janë qeveritarët shqiptarë që nuk duhen t’ia mundësojnë Beogradit zyrtar që të duken faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.

“Pos tjerash, dialogu Kosovë-Serbi, siç është zhvilluar që nga fillimi, po i mundëson Serbisë, që të paraqitet siç nuk është realisht por siç dëshiron politkisht, si faktor paqeje dhe stabiliteti jashtë dhe si aktor hegjemonist në rajon; që nga Kroacia e Bosnja e deri tek Kosova, Mali i zi dhe madje edhe Maqedonia”, ka shtuar deputetja Kadaj-Bujupi.

Sipas deputetes, përderisa vazhdohet me këtë procesin e tanishëm dialogues, me gjithë sulmet dhe provokimet e Serbisë në Kosovë, siç e tregoj së fundi edhe rasti i murit, trenit etj; Serbia nuk do të perceptohet si e tillë në skenën ndërkombëtare dhe do ta forcojë vazhdimisht praninë e saj në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë