Loading…

Kadaj-Bujupi paralajmëron tensione nëse Demarkacioni shkon në Kuvend

  • 21/02/2017 | 23:46

Kadaj-Bujupi paralajmëron tensione nëse Demarkacioni shkon në Kuvend

Donika Kadaj-Bujupi, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se rezistencën për Demarkacionin do ta vazhdojnë, sepse sipas saj nëse kjo marrëveshje implementohet do të ketë rrezik për vendin.


“Ju e patë se janë tre anëtarë të këtij Komisioni që e kundërshtuan këtë marrëveshje”.

“Rrjedhimisht rezistenca jonë do të vazhdojë, rezistenca jonë do të jetë edhe më e organizuar edhe më e fuqishme, që kjo çështje të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës”. “Bashkë me qytetarët do të vazhdojmë tutje që pavarësisht se çfarë ata nënshkruajnë nuk kanë të drejt të nënshkruajnë marrëveshje kapitulluese për vendin”.

Kadaj-Bujupi, ka folur në Klan Kosova edhe për atë se si do të veprojnë nëse Demarkacioni shkon të enjten në Kuvend.

“Nuk besoj se do të ishte veprim i matur nëse përpiqen që këtë variant tashmë të konfirmuar si të gabuar, sepse kjo do të risjellë tensione të reja dhe rezistencë më të fuqishme”.

“Nuk do të flas se si do të rezistojmë do të shihet”.

“Ne jemi kundër këtij versioni të gabuar dhe të dëmshëm që na e dëmton territorin”.

“Përgjigja jonë do të jetë e fuqishme edhe jashtë edhe brenda Kuvendit, ne do të jemi me popullin”.

“Demarkacioni nuk kalon – për çfarëdo shantazhi për blerje ose shitje të votave do të ketë pasoja”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë