Loading…

Kadaj-Bujupi për VV’në: Disa kandidatë për kryetarë as nuk e di pse i kanë caktuar

  • 19/10/2021 | 21:46

Kadaj-Bujupi për VV’në: Disa kandidatë për kryetarë as nuk e di pse i kanë caktuar

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar rezultatin zgjedhor të 17 tetorit. Në emisionin Pressing në T7, ajo ka kritikuar Vetëvendosjen për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash.

“Unë mendoj se në të gjitha ato komuna ku ka pasur një tjetërsim, në kuptimin, ku është imponuar një kandidat i cili nuk ka qenë ai kandidati i cili është promovuar vazhdimisht në Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Pra dikush që është qoftë i ndershëm, qoftë intelektual, qoftë i pa korruptuar sepse me këto tema kanë ardhur në pushtet. Por ka qenë komplet e kundërta e kandidatit imagjinar të VV’së ose të propozuar vazhdimisht si dikush që do të jetë kandidat perfekt i cili do ta nxjerr vendin qoftë në nivel lokal qoftë në nivel nacional nga kriza nuk ka qenë”, tha ajo.

“Në Mitrovicë nuk mendoj që kandidati i VV’së ka përfaqësuar ideologjinë e VV’së dhe s’mundesh me pri që ata aktivistë që përgjatë viteve kanë shkuar në protesta, e kanë pasur sfida të ndryshme, me pas entuziazëm për një kandidat të tillë”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Kjo ka ndodhur edhe në komunat tjera, për shembull në Ferizaj. Unë s’e di pse disa kandidatë i kanë caktuar”, pyeti ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë