Loading…

Kadaj-Bujupi: Vetëvendosje, perspektivë për qytetarët e Kosovës

  • 03/06/2017 | 14:34

Kadaj-Bujupi: Vetëvendosje, perspektivë për qytetarët e Kosovës

Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverinë e ardhshme, do punohet me Kosovën ashtu sikurse ky subjekt partiak punoi me Prishtinën.


Në tubimin e mbajtur sot në Ferizaj, Kadaj-Bujupi tha po ashtu se plani i tyre vetëvendosës është e vetmja perspektivë për qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

”Nuk ka rrugë të shkurtër për tek e drejta, e as për tek zhvillimi. Nuk ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin ky gratë e burrat shohin shpresën”.

”Do bëjmë gati nga një shujtë për çdo fëmijë të Kosovës ashtu siç bëmë në Prishtinë. Ashtu siç bëmë në kryeqytet do bëjmë në tërë Kosovën. Në UP askush nuk do të lejohet të paguaj më taksë”.

”Për çdo fëmijë nën moshën 15 vjeç ne kemi ndarë nga 10 Euro, do të vendosen në llogarinë e nënës. Ka vetëm një mënyrë të largohemi nga gjendja që na ka kapluar, është plani vetëvendosës”.

”E kemi programin, e kemi ekipin, Albinin Kryeministër, e nuk do ndalemi deri në fitore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë