Loading…

Kadare e Thaçi flasin për orientimin perëndimor të shqiptarëve

  • 06/04/2017 | 12:38

Kadare e Thaçi flasin për orientimin perëndimor të shqiptarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë, njofton kumtesa presidenciale.


Thaçi ka shprehur konsideratë të veçantë për kontributin e gjithanshëm të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, i cili në krijimtarinë e tij të gjerë letrare ka sublimuar frymën dhe kulturën albanologjike, duke afirmuar letërsinë shqipe në rrafshin ndërkombëtar.

Ai dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare biseduan për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor si prirje e vjetër e natyrshme e shqiptarëve kudo në Ballkan.

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë, transmeton Koha.net.

“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.

Në këtë takim presidenti Thaçi rikujtoi qëndrimet e drejta të Ismail Kadaresë, i cili që në vitet e nëntëdhjeta insistonte për rezistencë më aktive.

Me paraqitjet e tij në shtypin francez, Kadare vazhdimisht kishte afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës.

Po ashtu, Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për letërsi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë