Loading…

Kadare: Regjimi s’është justifikim për vepra të kota

  • 08/04/2017 | 11:08

Kadare: Regjimi s’është justifikim për vepra të kota

Letërsia është e pavarur dhe shkrimtarët duhet të përgjigjen për të mirat dhe të këqijat e saj. Arti i letërsisë duhet të gjejë rrugë përtej regjimeve.


E regjimi nuk është justifikim për vepra të kota. Këto janë disa nga konstatimet që shkrimtari Ismail Kadare i ka dhënë gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, shkruan  Koha Ditore.

Në një bashkëbisedim me ligjëruesit dhe studentët e kolegjit “Iliria” në Prishtinë, të premten, ai ka folur për tri kohët e veprave të tij. Ka thënë se tashmë është duke u bërë një diskutim diletant për gjuhën shqipe dhe se debati për kinematografinë e kohës së komunizmit në Shqipëri duhet të marrë një rrugë tjetër.

153433-0c6mbpvyaq

Ka thënë se koha nuk ka përgjegjësi për letërsinë dhe artin, por vetë ato. Ka kritikuar studiuesit e akademikët shqiptarë në shumë aspekte dhe ka thënë se letërsia shqipe ka nivel evropian. Sipas tij, ka vetëm letërsi shqipe e jo të Kosovës apo të Shqipërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë