Loading…
Kadare shumë pranë për të fituar çmimin Nobel
  • 08/03/2019 | 19:39

Kadare shumë pranë për të fituar çmimin Nobel

Nuk është hera e parë për shkrimtarin, të kandidohet për çmimin “Nobel”. Ismail Kadare ka dy mundësi këtë vit, për të marrë një “Nobel”. Akademia Suedeze nuk ndau çmimet për letërsinë, për shak se u përfshi në një skandal seksual.


Tashmë me një profil të njohur për lexuesit nga e gjithë bota, Kadareja renditet si autori që nuk i shpëton sërish një çmimi si “Nobel”.

Akademia ka shpjeguar se do të ketë dy çmime për letërsinë. Kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019, do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërkohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.

“Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari,”– është saktësuar nga Akademia e Shkencave, teksa u rikonfirmua propozimi për shkrimtarin shqiptar, i cili, tashmë i përket letërsisë mbarëbotërore, si zëri më unik dhe origjinal në letërsinë bashkohore shqipe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë