Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë që është i gatshëm të përgjigjet nëse merr ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, trasnmeton Gazeta Metro.
Ai në intervistën për Televizion 7 tha se e ashtuquajtura Gjykata Speciale nuk i ka dorëzuar ndonjë ftesë.
Kryeparlamentari tha se që sot është i gatshëm të shkoi në Speciale, nëse merr ftesën.
“Unë nuk besoj që luftëtarët e UCK-së kanë gabuar me vetëdije”, tha Veseli për emision “Frontal” në T7.
Kadri Veseli, tutje, shtoi se ish-komandantët që u intervistuan nga Haga kanë mbrojtur dinjitetshëm fytyrën e tyre dhe të luftës çlirimtare të Kosovës. /gazetametro.net