Loading…

Kadri Veseli lutet për shërimin e Bajram Rexhepit

  • 26/04/2017 | 10:20

Kadri Veseli lutet për shërimin e Bajram Rexhepit

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka falenderuar ambasadoren e Turqisë në Kosovë dhe shtetin turk për gatishmërinë që të ndihmojë në përpjekjet për shërimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.


I pari i PDK’së, partisë pjesë e të cilës ishte edhe Bajram Rexhepi dikur, ka shprehur mirënjohje edhe ndaj QKUK’së për përkushtimin e treguar ndaj Rexhepit, shkruan gazetametro.net.

Veseli ka thënë se është i angazhuar më familjen e ish-kryeministrit, dhe se lutet për shërimin e tij.

‘Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij’, ka thënë Veseli.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi pësoi dy sulme në tru, prej të cilëve ka qëndruar në intensiv qe disa ditë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë