Loading…

Kadri Veseli reagon ndaj Jusuf Buxhovit: Jo çdokush mund të vërë pikëpyetje ndaj vlerave të UÇK’së

  • 16/07/2019 | 23:11

Kadri Veseli reagon ndaj Jusuf Buxhovit: Jo çdokush mund të vërë pikëpyetje ndaj vlerave të UÇK’së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka reaguar njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, pas deklaratës së tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe vrasjet e pasluftës, Veseli tha se  nuk ndihmojnë deklarata të tilla, transmeton Gazeta Metro.


Jusuf Buxhovi kishte deklaruar në KTV para ca dite se “UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, duke marrë reagime të shumta.

Në intervistën e sotme për Zërin e Amerikës, Veseli ka thënë, duke iu referuar Buxhovit, se “personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai ka deklaruar se “vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohen deri në fund dhe jo çdokush të vërë pikëpyetje për to kur të dojë”.

E duke folur për vrasjet e pasluftës, Veseli ka thënë se “është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund. Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqinj të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjendet në vizitë në Washington./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë