Loading…

Kadri Veseli takohet me Hoyt Brian Yee

  • 02/02/2017 | 20:01

Kadri Veseli takohet me Hoyt Brian Yee

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Uashington ka takuar Zëvendësndihmës sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Temë qendrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.

Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasi që, siç ka thënë, ai detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.

Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë