Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk është ndarë aspak mirë sot gjatë kohës sa kishte shkuar pët të diskutuar me gratë në organizimin që po mbahet në kuadër të “Javës së Gruas”.
Ai është pyetur për ofendimin që i kishte bërë deputetës së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut.
“Ju keni ardhur në Javën e Gruas, por a e dini çfarë ofendimi i keni bërë një grua e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës. Si e ndini vetën qe e keni ofenduar deputetën e Kosovës”, ka qenë pyetja e njërës nga gratë pjesmarrëse në këtë organizim.
Edhe në këtë rast, Kadri Veseli nuk i është përgjigjur pyetjës konkrete por ka filluar të flas për veshtirësitë dhe situata e pakëndshme që ka pasur prej kur është bërë kreyparlamentar. E pastaj ka folur për situatat e veshtira gjatë kohës së protestave me gaz lotsjellës të opozitës.
Madje edhe pse ai vetë ishte protagonist i pakujdesisë dhe ofendimit edhe në këtë rast ka bërë thirrje që të jemi të kujdeshshëm dhe shumë të matur për të mos ofenduar njëri tjetrin, shkruan Infokusi.com.
Pos kësaj, ka pasur edhe disa përplasje të tjera dhe kritika të ashpëra për pakujdesin e institucioneve ndaj grave.
Si duke ky edhe ka qenë shkaku që Kadri Veseli për dallim nga të gjitha takimet tjera ku publikon foto dhe video në profilin e tij në FB, nga ky takim në “Javën e Gruas” nuk ka postuar as foto as video.