Loading…
Kafeja e derdhur e detyron aeroplanin të ndalojë në destinacion krejtësisht tjetër
  • 12/09/2019 | 16:41

Kafeja e derdhur e detyron aeroplanin të ndalojë në destinacion krejtësisht tjetër

Një avion me 337 persona në bord u detyrua të largohej në shkurt pasi piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit, thonë hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar.


Airbus A330-243 nga Frankfurti, Gjermani, për në Cancun të Meksikës, duhej të ndalej në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore .

Kjo për shkak se panelet e kontrollit audio të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë kishte tym.Pilotët duhej të përdorin maska ​​oksigjeni. Ndërsa nuk pati të lënduar.

Pijet u dhanë në gota pa kapak, që që u tha se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin.Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij të tabaka – por filxhani më vonë u rrëzua.Shumica e lëngjeve ra në prehër të pilotit dhe një sasi e vogël tjetër u derdh.Kjo rezultoi në dështimin e paneleve të kontrollit, dhe vështirësi në komunikim.

Vendimi u mor për tu ndalur në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë