Loading…

Kafeteria historike në Venecia kalon në duart e investitorëve shqiptarë

  • 31/05/2026 | 17:38

Kafeteria historike në Venecia kalon në duart e investitorëve shqiptarë

Kafeteria Caffé del Doge në Venecia ka kaluar në pronësi të investitorëve shqiptarë. Vendi i takimeve të përhershme të vendasve, në Calle dei Cinque, pranë Rialtos, i shtohet kështu listës së gjatë të emrave historikë të restoranteve dhe gastronomisë që kanë ndërruar pronar në qytet.


Kalimi te administratorët e rinj u zyrtarizua dje. “Nuk ndryshon as identiteti i lokalit dhe as stafi, por vetëm pronësia”, siguron pronari i fundit venecian, 60-vjeçari Giuliano Matticari.

Mediat italiane shkruajnë se ashtu si Giuliano Matticari, i njohur prej 20 vitesh në lagjen San Polo, edhe shumë të tjerë shpresojnë që gjithçka të mbetet e pandryshuar.

Sipas mediave italiane, në Venecia, kur bizneset nuk trashëgohen brez pas brezi, ata ose shiten te të huajt, ose mbyllen. Në Itali, mediat sociale thonë se të huajtë janë të vetmit që shkojnë me kapital, për blerjen e bizneseve të gastronomisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë