Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kreu i Qeverisë, Albin Kurti, është i shqetësuar për mënyrën se si ish-presidentja, Vjosa Osmani, po komunikon me elektoratin, transmeton Gazeta Metro.
“Unë mendoj që z.Kurti tashmë është i shqetësuar për mënyrën se si znj.Osmani po komunikon me elektoratin, përfshirë video-mesazhin e sotëm për diasporën”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova.
Kajtazi gjithashtu foli edhe për çështjen e kartonit të gjelbër, duke e pyetur Kurtin se pse nuk është marrë me anëtarësimin e Kosovës në të.
“Pse nuk e anëtarësove Kosovën në kartonin e gjelbër? Kur ke aplikuar, a ke negociuar me dikë që 6 vjet, përveç me Serbinë që ke negociuar për çështje që kanë shkuar në funksion dhe në shërbim të pakicës serbe, a fole ndonjëherë ti për këtë çështje?”, ushpreh Kajtazi./gazetametro.net