Loading…

Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon

  • 22/03/2023 | 23:44

Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon

Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, duke iu referuar pranimit të aneksit më 18 mars në Ohër.


Kajtazi madje në Rubikon përmendi që para dy vitesh, pikërisht Albin Kurti vuante burg për vepër penale, nga veprimet e tij kundër asociacionit, që tashmë e ka pranuar në marrëveshje.

”Sot dy vjet Albin Kurti, u votu si kryeministër”.”Ne e dimë në zgjedhjet e fundit që këtij njeriu nuk i është leju me marrë pjesë në zgjedhje. Se nuk është çertifiku”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Pse nuk është çertifiku?”.

”Se ka qenë i dënuar për vepër penale. Çfarë vepre penale ka kry dhe me çfarë motivi? Kundër kësaj marrëveshjeje që ky e ka pranu tash”.

”Pra, ky njeri, ka shku në burg. Në burg ka shku. U dënu për vepër penale që e ka kry, kundër kësaj marrëveshjeje që ky e ka pranu. Por, është edhe më e randë sesa ajo. Paska qenë shumë e lehtë, paska desht me i thanë bëhu kryeministër, kryej këto marrëveshje”.

”Është mashtrues. Unë nuk provoj me amnistu këta në gjithçka që thotë ky është mashtrues”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë