Loading…

Kajtazi për 16 shtatorin: Aktgjykimi në Hagë duhet të jetë i drejtë dhe i pakontestueshëm

  • 14/09/2026 | 22:42

Kajtazi për 16 shtatorin: Aktgjykimi në Hagë duhet të jetë i drejtë dhe i pakontestueshëm

Opinionisti Vehbi Kajtazi foli për 16 shtatorin, datë kur pritet të bëhet publik vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në çështjen gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ai shprehu shpresën se kjo datë do të shënojë përfundimin e një periudhe të gjatë gjyqësore për të akuzuarit dhe familjet e tyre. Sipas Kajtazit, vendimi përfundimtar duhet të jetë i drejtë dhe të mos lërë hapësirë për interpretime të tjera sa i përket drejtësisë.

Kajtazi vlerësoi gjithashtu se pas përfundimit të çështjes duhet të analizohet në tërësi rrjedha e saj, duke nisur nga hetimet, aktakuza, zhvillimi i gjykimit dhe deri te vendimi përfundimtar.

“Mendoj që kur e shohim procesin e fundit duhet me bërë një rikapitullim të krejt asaj çka ka ndodhur. Duhet me pa një hetim për çka ka nis, duhet me pa një dokument që është aktakuzë, duhet me pa procesin në tërësi dhe në fund një aktgjykim i cili shpresoj të jetë i drejtë. Kur po them i drejtë, të jetë i drejtë që mos të interpretohet në asnjë formë tjetër përveç vënies së drejtësisë për të akuzuarit”, deklaroi ai.

Në diskutimin e tij, opinionisti u ndal edhe te çështja e transparencës së gjykimit. Ai tha se një numër i konsiderueshëm i seancave nuk kanë qenë të qasshme për publikun, çka, sipas tij, mund ta vështirësojë kuptimin e plotë të bazës mbi të cilën do të merret vendimi.

“Ky aktgjykim do të shpallet në emër të popullit, por ky popull nuk i ka parë diku përafërsisht 70 për qind të seancave. Pra, kanë qenë të mbyllura. Dhe derisa kanë qenë të mbyllura këto, nuk besoj që as populli, as të tjerët që marrin vesh nga këto zhvillime, kanë me pas një ide të qartë se për çka shpallet aktgjykimi”, tha Kajtazi.

Vendimi i pritshëm më 16 shtator pritet të shënojë një nga momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë