Loading…

Kajtazi: Thaçi e Veseli janë në fokus të Gjykatës Speciale

  • 12/01/2017 | 22:11

Kajtazi: Thaçi e Veseli janë në fokus të Gjykatës Speciale

Presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli janë vetëm dy nga figurat e elitës politike që janë nën hetime për krimet e para dhe pas luftës.

Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka thënë se zhvillimi i hetimeve po bëhet krejtësisht ndryshe nga ajo se çfarë ka bërë EULEX-i, Tribunali Hagës apo UNMIK-u.

“Nën hetime janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentari Veseli, Haliti, Syla dhe të tjerë të këtij niveli. Ata hetohen për një seri krimesh para dhe pas luftës. Strukturalisht hetimi qysh është zhvilluar dhe si po vazhdon dallon shumë nga ajo që është bërë nga Tribunali i Hagës dhe asaj që e ka bërë EULEX-i e UNMIK-u”, ka thënë Kajtazi.

“Kjo Gjykatë është pasojë e mosveprimit tonë”, shtoi tutje Kajtazi.

E në anën tjetër, Besa Luzha thotë se kryesisht shoqëria civile e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndërsa, opinionisti Mufail Limani theksoi se themelimi i kësaj Gjykate është e keqja më e madhe që i ka ndodhur shtetit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është një e keqe e madhe që i ka ndodhur Kosovës. Keqkuptimi thelbësor është se në fakt nuk gjykohet Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, por lufta e UÇK-së për liri”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë