Loading…

Kaka parashikon derbin: Këta lojtarë do shënojnë

  • 17/03/2019 | 13:04

Kaka parashikon derbin: Këta lojtarë do shënojnë

“Sonte do të fitojë Milani. Do të shënojnë Piatek dhe Paqueta”, Ky parashikimi i Kaka, ish-sulmuesit brazilian të Milanit për derbin që kuqezinjtë do të luajnë sot në mbrëmje ndaj Interit në “San Siro”, transmeton Gazeta Metro.


Kakà nuk do të jetë në stadium sot, por premton se do ta shohë sfidën përmes TV.

Ai karikon edhe më shumë kuqezinjtë në prag të kësaj sfide delikate për vendin e tretë në Serinë A.

“Milan po rikthehet në nivelet e dikurshme edhe pse Leonardo, Gattuso e Maldini kanë ende shumë punë për të bërë.

Gjithsesi, ekipi po rritet nga ndeshja në ndeshje në fushë dhe po ashtu edhe bilancet janë më të mira.

Është e rëndësishme që një ekip si Milani të jetë edhe ekonomikisht i shëndetshëm”, shprehet braziliani.

Kakà vlerëson punën e bërë nga Gattuso: “Ka kaluar momente të vështira, por ka ditur të udhëheqë skuadrën, pasi në gjakun e tij rrjedhin ngjyrat kuqezi.

Milani meriton të luajë në Champions. Piatek dhe Paqueta janë dy blerje perfekte për Milanin.

Krzysztof është njësoj si Shevchenko dhe Lucas si mua, ata të dy do të shkruajnë historinë. Megjithatë, krahasimet nuk më pëlqejnë”, thotë Kakà./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë