Kali i emëruar Buckshot gjeti momentin të ndërhyjë kur çifti i martuar po fotografohej para se të lindte i biri i tyre. Nuk i pengoi aspak familjes që thanë se Buckshot ishte gjithmonë një qerrata kalë dhe shihen si plasin në të qeshur nga reagimi i kalit që duket sikur po qesh edhe vet me shakanë e tij, transmeton Gazeta Metro.
Buckshot e vodhi gjithë vëmendjen nga çifti i lumtur kur ndërhyri në seancën e fotografive të Amanda Eckstein dhe Philip Werner që tani janë bërë virale.
Buckshot që është kalë i racës Tennessee Walker 12 vjeç u sigurua të qeshet për kamerat edhe ai derisa çifti po fotografoheshin.
“Ai zakonisht palaço i tufës. Gjithmonë është duke bërë ndonjë prapësi diku” tha Eckstein.
Dy javë pas seancës së fotografive Eckstein lindi një djalin. Ata planifikojnë që të përsërisin seancën e fotografive me të birin e tyre dhe kalin mistrec Buckshot./gazetametro.net