Loading…
Kalibrimi i pompave të benzinës i besohet baxhanakut të ministrit Shala
  • 30/05/2019 | 20:09

Kalibrimi i pompave të benzinës i besohet baxhanakut të ministrit Shala

Problemet për naftëtarët s’kanë të ndalur, derisa vazhdon rehatimi i të afërmve nga institucionet e shtetit.


Kështu, pas problemit me fiskalizim, ata tanimë po përballen me kalibrim.

Siç merr vesh Kosova.info, këtë detyrë ministri i MTI-së, Endrit Shala, ua ka besua dy firmave, SHPK “UNIKA INSPEKT”, me pronar Valdet Teneqja, që ky del të jetë baxhanak i ministrit dhe SH.P.K. “ENERGY OIL”, me pronar Kadri Hagjillari.

Më herët kalibrimin e bënte MTI dhe çmimi ka qenë 10 euro për një pikë rrjedhëse (pishtole), ndërsa tani është dyfishuar, në 20 euro.

Kosova.info ka siguruar edhe një faturë.

Kontakti me MTI dhe pronarët e këtyre dy kompanive ishte i pamundur.

Ndryshe, kalibrimi bëhet njëherë në vit.

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë