Loading…

Kaliforni, 8 ushtarakë të zhdukur pas aksidentit

  • 02/08/2020 | 21:41

Kaliforni, 8 ushtarakë të zhdukur pas aksidentit

Në SHBA, zyrtarët ushtarakë thanë se kanë përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit për shtatë marinsa dhe një marinar që rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti në Kaliforninë Jugore. Mendohet se të tetë ushtarakët kanë humbur jetën.


“E mora vendimin për t’i dhënë fund misionit të kërkim-shpëtimit me zemër të pikëlluar,” tha në një deklaratë Kolonel Christopher Bronzi. “Përkushtimi i palëkundur i marinsave, marinarëve dhe rojeve bregdetare në përpjekjet e shpëtimit ishte i jashtëzakonshëm,” tha ai.

“Ne do të rikthehemi dhe do të vazhdojmë përpjekjet shterruese për kërkimin e marinsave dhe marinarëve tanë të zhdukur,” tha Kolonel Bronzi.

Pesëmbëdhjetë marinsa dhe një marinar po merrnin pjesë në një stërvitje rutinë të enjten në brigjet e Ishullit të San Klementes në Kaliforni, kur mjeti i tyre amfib sulmues (AAV) filloi të fuste ujë dhe u mbyt.

Në stërvitje merrnin pjesë 16 ushtarakë. Tetë marinsa u shpëtuan, një tjetër humbi jetën dhe dy janë në gjendje kritike në spital.

Aksidenti është nën hetim.

Marinsat shpesh praktikojnë zbarkime në plazh me mjete amfibe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë