Loading…

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

  • 07/04/2026 | 08:55

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri më tani kalimi është bërë pa pagesë.


Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë zhvilluar dhe testet e fundit për funksionimin e pajisjeve.

Kudo janë vendosur kamerat e sigurisë dhe sistemet elektronike që do të pasojnë më pas me tarifimin e çdo mjeti që kalon në këtë aks, raporton TCH.

Pagesa pritet të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, dhe 1000 lekë për furgonë e autobusë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë