Loading…

Kalkulimi për secilën kategori: Sa euro më shumë do të paguajnë qytetarët, pas shtrenjëtimit të rrymës

  • 30/03/2023 | 16:53

Kalkulimi për secilën kategori: Sa euro më shumë do të  paguajnë qytetarët, pas shtrenjëtimit të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë sot vendim që energjia elektrike të shtrenjëtohet për 15.4 për qind, shkruan Gazeta Metro.


Tarifimi i ri që do të bëhet, është i bazuar në at se sa kWh hargjon një konsumtaror.

Aty janë të përcaktuara edhe limitet në shifra.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë thënë nga ZRRE.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Nga ZRRE kanë treguar për sa euro do të shtrenjtohet faturat.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë